ÇËSHTJE NDËRMJETSIMI
Procesi i ndërmjetësimit, ofron zgjidhje alternative të kontesteve të caktuara.
Ai është një proces vullnetar dhe konfidencial për zgjidhjen e çështjeve në të cilat palët në kundërshtim zgjedhin një ose më shumë persona neutral (ndërmjetësues) për të ndihmuar ata në arritjen e një zgjidhjeje reciprokisht të kënaqshme të mosmarrëveshjes së tyre.
Ndërmjetësuesit lehtësojnë komunikimin mes palëve duke i çuar ata në një proces të strukturuar të komunikimit.
Ne ndihmojmë palët në arritjen e një vendimi, por nuk zotërojmë shkallën e vendimarrjes së organeve ligjore. Ndërmjetësimi është një mënyrë efikase për të trajtuar çështjen midis palëve me njëri-tjetrin.
Ky proces është tërësisht konfidencial.